Policia ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e djehsme në Fier, ku u dëgjuan të shtëna me armë pranë një qendre tregtare.
Autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar personat e përfshirë në konflikt, ku bëhet fjalë për shtetasit Romeo Çako dhe Mariglen Sinaj. Konflikti raportohet se nisi brenda një lokali, në lagjen “8 Shkurti”. gjatë konfliktit, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:30, në një lokal në lagjen “8 Shkurti”, dyshohet se pas një konflikti midis shtetasit R. Ç., 33 vjeç, dhe shtetasit M. S., shtetasi R. Ç. ka qëlluar me armë zjarri në dyshemenë e lokalit. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin në zonë për kapjen dhe shoqërimin e dy personave të përfshirë në konflikt.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
