I fundit/ Mbërrijnë në GJKKO vartësit e Belinda Ballukut! Drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli të shoqëruar nga policia

Dy vartësit e Belinda Ballukut, drejtori i KESH, Erald Elezi dhe kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli kanë mbërritur në GJKKO për verifikimin e masën e sigurisë ndaj tyre.

Erald Elezi dhe Gentian Gjyli mbërritën në Gjykatën e Posaçme të shoqëruar nga policia, ndërsa ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Seanca për Belinda Ballukun, zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës të pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO, nis në orën 09:00.

Deri më tani Belinda Balluku nuk është paraqitur në ambientet e gjykatës, ndërsa ka mbërritur avokatja e saj, e motra Pamela Qirko.

Next