Milaimi: Olta më kërcënoi, më tha se do më ndalte në Morinë

Milaim Zeka ka hapur “kutinë e Pandorës” në një rrëfim pa doreza për Prive By Liberta Spahiu.

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova ka qenë protagonisti i radhës në rubrikën e Prive By Liberta Spahiu, “Koment për Koment”, ku nuk ka kursyer asgjë nga prapaskenat e sezonit të kaluar. Por, deklarata që ka shokuar më së shumti lidhet me raportin e tij të tensionuar me kolegen e atëhershme, Olta Gixharin.

Ndërsa Olta është rikonfirmuar si opinioniste edhe për BBVK 4, Milaimi këtë vit e shikon spektaklin nga shtëpia. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar të lëshojë një “bombë” ekskluzive për Prive By Liberta Spahiu mbi atë që, sipas tij, ka ndodhur kur kamerat fikeshin.

Zeka ka zbuluar se aktorja ka tentuar të përdorë influencën e saj kundër tij në mënyrë drastike.

“Jam i shokuar, më kërcënoi. Ajo donte të ma ndalonte Shqipërinë,” – është shprehur Milaimi, duke lënë të kuptohet se përplasjet e tyre kishin kaluar çdo kufi profesional.

Për më tepër, gazetari ka ngritur një paralele të fortë gjinore.

“Po të ishte mashkull do bëhej skandali më i madh në historinë e Big-ut” – shtoi ai.

Kujtojmë se dyshja kishte shpesh fërkime gjatë spektaklit të kaluar, ku nuk mungonin thumbat reciprokë live. Por siç duket, “lufta e ftohtë” paska qenë shumë më e ashpër në prapaskenë sesa ajo që kemi parë në ekran.

A do të reagojë Olta pas këtyre akuzave të rënda? Mbetet për t’u parë!

Next