Partnerja e këngëtarit Endrik Bebam Klea, ka njoftuar përmes një postimi në “Instagram” se ka humbur fëmijën që po priste.
Klea e ndau lajmin e trishtë me ndjekësit e saj, duke publikuar disa fotografi ku tregon edhe barkun e rrumbullakosur.
Çifti tashmë është prindër të një fëmije tjetër, dhe partnerja e ish-banorit të “Big Brother VIP” ka tentuar që shtatzëninë e dytë ta mbajë të fshehtë.
Vetëm pas humbjes së foshnjës, Klea vendosi t’a bëjë publike lajmin e trishtë, duke ndarë me ndjekësit dhimbjen e madhe dhe përpjekjen e saj për ta përballuar këtë moment të vështirë.
Postimi i saj është një reflektim i ndjeshmërisë dhe guximit për të folur hapur për humbjen, një temë shpesh e ndjerë por rrallë e ndarë publikisht.


