Pas zhurmës së madhe mediatike të 24 orëve të fundit, ku emisioni “Mirëmbrëma Yje” u kryqëzua nga publiku për bullizëm dhe mungesë etike, të gjithë sytë ishin te Arbana Osmani për një reagim.
Situata u nxeh edhe më shumë pas postimit të drejtpërdrejtë të aktores Egla Ceno, e cila iu përgjigj ofendimeve të të ftuarve (“homofobe”, “idiote”) duke i quajtur ata “idiotë” që e bëjnë “gratis”.
Por, përballë kësaj vale kritikash dhe tensioni, Arbana Osmani ka zgjedhur të bëjë një veprim krejtësisht shpërfillës ndaj situatës. Në vend të ndonjë sqarimi apo kundërpërgjigjeje, moderatorja ka publikuar një foto të ëmbël në “Instastory”.
Ajo shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, larg zhurmës së Tiranës, duke shijuar rrezet e diellit në Lugano të Zvicrës, në krah të djalit të saj.
Me këtë postim, Arbana duket se ka dashur të japë mesazhin se nuk është e shqetësuar nga polemikat e rrjetit dhe ka zgjedhur të shijojë kohën me familjen, duke injoruar totalisht “dramën” që ka shpërthyer pas emisionit të saj.


