U përplasën fizikisht, prapaskenat e sherrit mes dy moderatoreve Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi! As nuk përshëndeteshin, konflikti 1-vjeçar i vajzave të ekranit

Pas ditësh të tëra komentesh e spekulimesh, dy moderatoret Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi më në fund kanë dhënë reagimet e tyre të para pas largimit nga programi, një zhvillim që ka ndezur rrjetin. Neada ishte e para që reagoi.

Në “Instagram”, ajo publikoi një foto me një buqetë lulesh dhe një kartolinë të bardhë nga një dërgues anonim. Në mesazh, i cili u interpretua si qëndrimi i saj i parë pas situatës, qëndronte shkrimi: “Edhe ditët më të vështira mund të kthehen në diçka të mirë. Dikush beson tek ti”.

Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt konfliktin, postimi la të kuptohej se moderatorja ka pranuar realitetin e largimit të saj nga ekrani. Ndërsa Neada zgjodhi një ton reflektues, Enxhi Nasufi reagoi me një qasje më të guximshme. Ajo publikoi një foto me nënën dhe qenin e saj, por atë që mori vëmendjen ishte gjesti i saj sfidues: ajo shihej duke nxjerrë gjuhën dhe duke bërë gjestin e gishtit të mesit, një lëvizje që ndjekësit e interpretuan si ironi ndaj gjithë situatës.

Prej disa kohësh po përflitet për një sherr të madh mes dy moderatoreve të njohura, Enxhi Nasufi dhe Neada Muçaj. Madje u shkrua se mes tyre ka pasur dhe një përplasje fizike. U aludua se raporti mes dy kolegeve prej kohësh nuk ka qenë i mirë. Fillimisht konfliktet kanë nisur me mosmarrëveshje të vogla në prapaskenë, por situata është përshkallëzuar deri në momente ku debati verbal është kthyer në përplasje fizike. Sherri mes dy moderatoreve ka ndezur rrjetin, por ende nuk ka një version zyrtar të plotë për shkakun e konfliktit. Diskutimet vazhdojnë, ndërsa publiku pret sqarime të mëtejshme nga televizioni apo vetë protagonistet.

Në pritje të detajeve të reja, të dyja reagimet kanë krijuar dy narrativa krejt të ndryshme: njëra e qetë dhe reflektuese, tjetra provokuese dhe sfiduese. Bëhet me dije se konfliktet mes dy vajzave kanë më shumë sesa 1 vit që kanë nisur. Si Enxhi, ashtu edhe Neada, nuk kanë pasur një raport me njëra-tjetrën, duke mos pasur as edhe një përshëndetje mes tyre. Një situatë kjo, që nga stafi dihej prej kohësh, ndonëse askush nuk fliste. Kanë qenë përplasjet verbale që janë thelluar edhe më shumë, çfarë kanë sjellë edhe debatin final që solli edhe në largimin e tyre të menjëhershëm nga puna.

Nuk dihet se çfarë hapi do të marrin dy vajzat, për të vijuar apo jo karrierën në moderim, por ajo që dihet me siguri, është fakti se ndonëse ngjarja u mohua, e gjithë ndodhia ka lënë një shije të hidhur në publik. Panorama

Next