Xhelozia është një forcë e heshtur, por shpesh më e fuqishme se dashuria vetë. Në këtë periudhë, shumica e shenjave të zodiakut do të përballen me një lloj pasigurie që vjen nga brenda, dhe jo nga partneri. Dashuria po intensifikohet, por me të vjen edhe frika për ta humbur atë që ke ndërtuar.
Dashi dhe Akrepi do jenë më të ekspozuar ndaj shpërthimeve impulsive, prandaj duhet të ndalojnë përpara se të flasin.
Demi dhe Gaforrja, nga ana tjetër, mund të luajnë rolin e viktimës, duke kërkuar më shumë vëmendje sesa zakonisht. Mënyra më e mirë për të kaluar këtë periudhë është komunikimi i sinqertë; planetët po shtyjnë drejt transparencës dhe zbulimit të emocioneve të fshehta.
Peshorja dhe Ujori do vendosin kufij të shëndetshëm, duke treguar se xhelozia nuk ka vend në dashuri të rriturish. Nëse je beqar, energjitë astrale paralajmërojnë takime të papritura që mund të ndezin flakë të forta, por edhe pasiguri të mëdha.
Zgjidhja është e thjeshtë:Mos i lejo mendimet e errëta të të komandojnë. Hap zemrën, por mbaj mend se asnjë ndjenjë nuk ka vlerë pa vetëbesim. Yjet thonë qartë: kush e menaxhon xhelozinë, fiton dashurinë.
