Aksident në Cërrik/ Makina del nga rruga dhe futet në lokal, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gostim-Mollas në Cërrik.

Një automjet është futur në brendësi të një lokali ndërsa 3 persona raportohet të jenë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Sakaq, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia ndërsa po hetohen rrethanat e qarta që shkaktuan aksidentin.

Next