E trishtë/ Ndërron jetë mësuesja, sëmundja e tmerrshme e mposhti në moshë tepër të re

Ishte në lule të moshës. Komuniteti i Korçës ka bërë me dije një lajm të trishtë, atë të ndarjes nga jeta të mësuese Fjoralba Dule.

Fjoralda, në një moshë fare të re, nuk arriti të fitonte betejën me sëmundjen e rëndë. Fjori, do të kujtohet gjithmonë nga miqtë, të afërmit, familjarët e nxënësit e saj, si një njeri plot dritë e dashuri dhe e përkushtuar në profesionin e saj.

Sëmundja e tmerrshme e mposhti, por kujtimi i saj do të jetojë përgjithmonë në zemrat e atyre që e deshën dhe e respektuan.

Next