La në fuqi pezullimin e Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastruktures, GJKKO zbardh vendimin

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës.

GJKKO sqaron se ndaj Belinda Ballukut, e akuzuar për abuzim me tenderin e Llogarasë dhe lotit 4 të Unazës së Madhe, u vendos vazhdimi i masës së sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë).

Ndërsa për dy vartësit e saj, administratorin e KESH, Erald Elezi dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Gentian Gjyli u la në fuqi masa “arrest shtëpie”

Gjyqtari Erjon Çela vendosi vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli.

Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, ndaj të pandehurit Erald Elezi”, informon GJKKO.

Ndaj vendimit të gjyqarit Erjon Çela mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brenda 5 ditëve

Next