Ndeshja e Kategorisë së Parë shtyhet për shkak të kushteve atmosferike

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton se ndeshja Kastrioti – Besa, e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë, nuk do të zhvillohet sot, siç ishte planifikuar fillimisht.

Pas inspektimit të kryer në terren, është konstatuar se fusha e stadiumit “Redi Maloku” në Fushë-Krujë është rënduar ndjeshëm për shkak të reshjeve të shumta të shiut, duke e bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes në kushte optimale dhe të sigurta.

Në këto kushte Departamenti i Garave në FSHF vendosi që ndeshja të luhet nesër (e hënë) në ora 13:30 në stadiumin “Redi Maloku”, Fushë-Krujë.

Next