Peceta në dorezën e makinës, truku i ri i hajdutëve, ja strategjia që përdorin

Një pecetë e vendosur në dorezën e derës së makinës mund të jetë shenjë se automjeti juaj është vënë në shënjestër për vjedhje, ndaj duhet të njoftoni menjëherë autoritetet.

Bandat që vjedhin automjete gjejnë vazhdimisht mënyra të reja për të hyrë në to dhe, përpara se të kalojnë në veprimin e vjedhjes, anëtarët e tyre kryejnë një hetim të imtësishëm dhe organizojnë me kujdes mënyrën e veprimit.

Për të rritur shanset e suksesit, shpesh ata e “shënojnë” makinën që kanë vënë në shënjestër – një praktikë e ngjashme me atë që përdoret edhe në vjedhjet e banesave.

Sipas mediave spanjolle, një nga mënyrat më të përdorura për të shënuar një makinë është ajo e pecetës, që vendoset në një nga dorezat e dyerve të automjetit të synuar.

Kështu, ata u komunikojnë pjesëtarëve të tjerë të grupit se makina e zgjedhur është “fiksuar” dhe se duhet të nisë mbledhja e informacionit për rutinën e pronarit, vendet ku ai e parkojnë, e kështu me radhë.

Nëse peceta mbetet për një kohë të gjatë në dorezë, kuptohet gjithashtu se makina me shumë gjasa nuk përdoret shpesh nga pronari, gjë që e bën një objektiv më të lehtë.

Siç është e dukshme, praninë e një peceteje në dorezën e një makine nuk duhet ta konsiderojnë drejtuesit si një rastësi, por të dyshojnë menjëherë, pasi është shumë e mundshme që automjeti i tyre të ketë tërhequr vëmendjen e një bande.

Në një situatë të tillë, rekomandohet të kontaktohen menjëherë autoritetet policore, për të frenuar veprimtarinë e grupit kriminal.

Next