Mesfushori i Shqiëprisë, Qazim Laçi, është bërë protagonist në sfidën që po luhet aktualisht në Superligën turke, Rizespor-Fenerbahce.
Mesfushori kuqezi heshti Ederson, duke shënuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit, e ekzekutuar në mënyrë perfekte prej tij në minutën e 15-të, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 2-0 Rizespor, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Golin e parë e shënoi ish-sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe.
Në pjesën e dytë, Fenerbahce barazoi shifrat me dy gola për pesë minuta nga Asensio dhe Talisca, ndërkohë që Laçi merr dy kartonë të verdhë për pak minuta dhe largohet nga fusha.
Pas daljes së Laçit, Fenerbahce shënon golin e tretë me Asensio-n.
Qazim Laci excellent freekick! Ederson only watched ball!
Süper Lig | 🇹🇷 Çaykur Rizespor 2-0 Fenerbahçepic.twitter.com/lKEDLDUcPQ
— Goals Xtra (@GoalsXtra) November 23, 2025
