Arben Uka është personi tjetër i cili ndodhet në shtëpinë e braktisur në Orosh të Fushë-Arrëzit, e rrethuar nga Policia këtë të hënë.
Pak më herët u bë me dije edhe identiteti i personi tjetër i cili ishte, Julian Cumraku, 24-vjeç.
Sipas raportimeve, Uka dhe Cumraku ndodheshin të fshehur prej më shumë se një muaji në banesën e braktisur në zonën malore.
Në momentin që janë pikasur nga policia ata kanë kërcënuar se do të qëllojnë me armë.
Nuk dihet ende përse dyshja janë fshehur në banesën e braktisur, ndërsa ka dyshime se ata janë pjesë e grupeve terroriste. Për Arben Ukën raportohet se ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.
