I maskuar si punëtor dhe me biçikletë, ky është personi që dyshohet se vendosi tritol në banesën e Xhelal Mziut! I njëjti mendohet se hodhi eksplozivin në lokalin në Kamëz! Çfarë kanë fiksuar kamerat

Personi që shikohet në këtë video është autori i vendosjes së tritolit në banesën e deputetit të PD Xhelal Mziu. Janë kamerat e banesave në afërsi të Mziut që kanë fiksuar lëvizjet e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ka dyshime se i njëjti person është autor dhe i tritolit në lokalin në Kamëz. Jo vetëm kaq, por ky person dyshohet se fshihet pas të paktën 6 tritolëve të shënuara gjatë vitit të fundit, jo vetëm në Kamëz, por edhe në zona të tjera të Tiranës.

Sipas burimeve, ka dyshime të forta se këto ngjarje kanë ndodhur nga e njëjta dorë.

Kamerat e sigurisë tek të gjitha këto ngjarje fiksojnë të njëjtat lëvizje, autori maskohet si punëtor ose me rroba të errëta dhe me biçikletë largohet nga vendi i ngjarjes.

Next