Qytetarë të Tiranës denoncojnë në emisionin “Stop” në TV Klan helmimin e qenve nga ana e institucioneve.
Ata disponojnë edhe video ku pretendohet se drejtoresha e AMK-së, Hermiona Hajdini, së bashku me punonjësit Arbëresha Ajkuni dhe Dhimitër Papa, shfaqen duke shpërndarë ushqim të dyshuar të helmuar në një lagje të qytetit.
Pamjet tregojnë lëvizjen e tyre, momentin e hedhjes së ushqimit dhe më pas një qen që sipas banorëve, përfundoi i helmuar dhe ndërroi jetë në klinikë.
Njëri prej banorëve shprehet: “Momentin që qeni hëngri ushqimin që ia hodhi ai Dhimitër Papa, bëri nja 50 metra rrugë dhe duke nxjerrë shkumë nga goja.”
Pas denoncimit, bashkia Tiranë njoftoi pezullimin e tre punonjësve dhe verifikimin e rastit, ndërsa banorët kërkojnë shkarkim të menjëhershëm./stoptvklan
