Detaje të reja kanë dalë nga atentati në Rinas, ku më 11 nëntor, u qëlluan me breshëri armësh ndaj makinës ku udhëtonte Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Si pasojë e plagëve, humbi jetë në vendngjarje, Gilmando Dani, ndërsa ndërroi jetë në spital pas disa ditësh edhe Shaljani.
Edhe pse kanë kaluar dy javë nga krimi i rëndë, ende ngjarja e rëndë nuk është zbardhur dhe asnjë nga autorët nuk është arrestuar.
Sipas burimeve të A2CNN nga grupi hetimor, këta të fundit kanë zbuluar se për vrasjen e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullazit është paguar plot 5 milionë euro dhe se grupi që ka marrë përsipër atentatin, veprojnë si vrasës me pagesë.
Ka dyshime se vrasësit me pagesë janë rekrutuar nga një person tjetër, i cili ka bërë lidhjen me porositësit.
Ndërsa ende vijojnë hetimet, për ngjarjen e rëndë, e cila rrezikoi edhe disa jetë të pafajshme.
