“90 mijë euro qira në ditë!”/Gazetari: Balluku duhej ndëshkuar më herët për “Tigri 1” dhe “Tigri 3”

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në News24, tha se pezullimi dhe marrja e pandehjes së Belinda Ballukut është një rast kyç për të kuptuar mënyrën e qeverisjes së vendit gjatë viteve të fundit.

Sipas Hoxhës, Balluku ka qenë një nga personat më të rëndësishëm në qeveri gjatë 6 viteve të fundit, duke administruar buxhete të mëdha dhe duke marrë vendime që shpesh lidhen me projekte infrastrukturore strategjike.

Ai theksoi se kryeministri ka krijuar një skemë vendimmarrjeje ku përgjegjësia bie mbi ministrat, ndërsa vetë nuk firmos.

Gazetari përmendi disa raste që lidhen me këtë skemë, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë, projektet e termocentraleve lundruese, tenderin e Unazës së Madhe, shembjen e rrugës në Qafë Plloçë dhe licencat për parqet fotovoltaike.

“Për TEC-et lundruese Balluku duhet të ishte penalizuar para kësaj, se denoncimi atje është më i hershëm. Për atë thanë që është ambasadorja amerikane, të cilët pasi i mbaroi mandati u punësua te kompania të cilat na i solli. Për tecet ne paguajmë 90 mijë euro në ditë, vetëm qira. Tani u futën te Unaza, dhe ajo e Qafë Plloçës u shemb”, tha ai.

Next