Atentati ndaj Julit të Pashakos! Makina e autorëve me targa greke, lëvizi në qytet një orë para ngjarjes… (DETAJE)

ulian Sulo, i njohur si “Juli i Pashakos”, ka qenë shënjestra e një atentati të ndodhur sot në Lushnjë.

Bëhet me dije se makina e autorëve është parë të qarkullojë rreth qytetit një orë para ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, autorët, të cilët ende mbeten të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet me targa greke në lëvizje drejt makinës ku ndodhej Sulo.

Pas atentatit, automjeti i autorëve është gjetur i djegur në fshatin Lifaj, duke ngritur dyshime për një atentat të planifikuar.

Next