Detaje të reja dalin nga ngjarja në Orosh ku Erzen Uka dhe Julian Cumraku u ngujuan brenda një banese.
Raportohet se brenda shtëpisë u gjetën 4 automatikë, 1 pistoletë, 7 karikatorë me fishekë, 18 granata dhe rreth 2000 fishekë.
Banesa ku ata ishin ngujur raportohet se ishte e gjyshit të 34-vjeçarit Julian Cumraku.
“3-4 ditët e fundit dy personat nuk ishin parë thuajse fare të dilnin nga kjo banesë dhe qëndronin të izoluar. Ndërsa raportohet se muajin e fundit ka pasur hyrje-dalje në këtë shtëpi.
Gjatë orëve të qëndrimit të tyre në ngujim, personat që kanë negociuar ishin babai, motra dhe vëllai i Julianit.
Ky i fundit i ka thënë të atit që se nuk donte të vetëdorëzohej duke akuzuar policinë se donte ta vrisnin.
Madje një prej tyre ka qëlluar disa herë ndaj forcave të rendit, por nuk ka pasur të lënduar”, informoi Xhensila Kodra.
