Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Partia Demokratike ka dënuar deklaratën e Marta Kos, e cila tha se ‘zgjedhjet në Shqipëri ishin të lira’.
Sipas Sali Berishës, deklaratat e Kos kane qene te frymëzuara, por edhe të paguara nga Edi Rama dhe ekstremizmi politik i majtë.
Ai thekson se zëdhënësi i KE ka shprehur qëndrimin korrekt dhe të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos.
“PD pas deklaratës së zonjës Marta Kos bëri një deklaratë në të cilën ajo e dënoi publikisht dhe gjerësisht deklaratën frymëzuar të zonjës Kos nga propaganda e paguar e Edi Ramës, ekstremizmi politik i majtë apo dezinformomi si një deklaratë që shkel rëndë ligjin ndërkombëtar të vlerësimit të zgjedhjeve dhe ligjin elektoral.
Ka patur një reagim nga ana e zëdhënësit të KE që shpreh qëndrimin korrekt të papajtueshëm me qëndrimin e zonjës Marta Kos, një adhuruese pa kushte, për arsye të saj të Edi Ramës dhe bëmave dhe gjëmave të tij. Garantoj se PD mbetet e përkushtuar për proceset e integrimit evropian”, tha Berisha.
