Të premten e javës së ardhshme, në Uashington do të hidhet shorti i grupeve për Botërorin 2026. FIFA ka konfirmuar edhe ndarjen përfundimtare të vazove për shortin që do të mbahet më datë 5 dhjetor.
Në vazon e parë do të jenë tre vendet organizatore: SHBA, Meksikë dhe Kanada, ndërsa 9 skuadrat e tjera do të jenë përfaqësueset të renditura më lartë në FIFA: Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
Një vëmendje do të jenë edhe për skuadrat që do të vijnë nga play off-i europian, aty ku bëjnë pjesë edhe Shqipëria me Kosovën.
Të dyja ato, në rast kualifikimi, do të jenë në vazon e katërt, së bashku me dy skuadrat e tjera që vijnë nga play off-i.

