Itali! Burri u maskua si nëna e vdekur për të vjedhur pensionin e saj, DETAJET që tradhtuan 56-vjeçarin…

utoritetet në Itali kanë arrestuar një burrë 56-vjeçar pasi u zbulua se ai kishte fshehur trupin e nënës së tij të vdekur për tri vjet dhe kishte vazhduar të përfitonte pensionin e saj. Mashtrimi u zbuluar kur i arrestuari u paraqit në një zyrë qeveritare për të rinovuar dokumentet e nënës së tij, duke u veshur si ajo.

Sipas raportimeve, mashtruesi kishte veshur rroba tipike të nënës, përfshirë një fund të gjatë, buzëkuq, grim dhe një gjerdan me perla, për të krijuar një pamje sa më të besueshme si e ndjera. Për të ndihmuar në maskimin e identitetit të tij, ai kishte prerë flokët dhe kishte përdorur një manikyr të theksuar. Megjithatë, punonjësit e zyrës dyshuan për mashtrimin kur panë se qafa e “nënës” ishte e trashë dhe zëri kishte një ton të thellë, jo tipik për një grua të moshuar.

Pas hetimeve, autoritetet zbuluan se nëna e tij, Graziella Dall’Olio, kishte vdekur tri vjet më parë në moshën 82-vjeçare, dhe i biri nuk e kishte deklaruar vdekjen zyrtarisht. Ai e kishte mbajtur trupin e nënës të mbështjellë me një çarçaf dhe e kishte fshehur në shtëpinë e tyre. Sipas hetimeve, ai kishte arritur të sigurojë një të ardhur të konsiderueshme nga pensioni i nënës, rreth 53,000 euro në vit, dhe gjithashtu kishte në pronësi disa pasuri të paluajtshme.

Në momentin e arrestimit, policia ka zbuluar trupin e nënës në një lavanderi të shtëpisë së tij, duke e konfirmuar tërësisht mashtrimin e tij. Kryetari i bashkisë së Borgo Virgilio, Francesco Aporti, tha se dyshimet për mashtrim u shfaqën për shkak të disa tipareve të pazakonta fizike të personit që kërkoi rinovimin e dokumenteve.

Next