“Nuk kam lidhje me Aldo Baren”/ Ju bë atentat sot në Lushnje, çfarë deklaroi në polici “Juli i Pashakos”

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar mesditën e kësaj të marte në Lushnje ku tre persona qëlluan me arme zjarri Julian Sulën, i njohur ndryshe si “Juli i Pashakos” duke e lënë të plagosur.

Burime për mediat bëjnë me dije se Sula nuk ka pranuar të japë detaje para grupit hetimor në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka pretenduar se nuk i kishte parë kush ishin autorët që e kishin qëlluar.

Po të njëjtat burime thonë se Julian Sula ka mohuar të ketë lidhje me Aldo Baren dhe asnjë hasmëri me këtë të fundit.

Sipas raportimeve, pasi ka refuzuar të japë detaje, Julian Sula, është lënë i lirë të shkojë në banesën e tij.

Julian Sula mbeti i plagosur me plumb në këmbë gjatë atentatit të sotëm në Lushnje. Ngjarja ndodhi në afërsi të stadiumit të qytetit, ku tre persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë nga një automjet tip Nissan në lëvizje, i cili u gjet pak më vonë i djegur në afërsi të fshatit Lifaj. Plumban prekën në këmbë Sulën duke e lënë të plagosur.

Nuk dihet ende kush janë autorët që kanë qëlluar drejt Sulës, ndërsa ky i fundit rezulton një person me precedent të mëparshëm penal.

Next