Big Brother VIP Kosova 4 do të realizojë një shkëmbim banorësh me reality show-n italian “Grande Fratello”.
Lajmi u bë i ditur nga moderatori Alaudin Hamiti gjatë Prime, të mbrëmjes së djeshme, ku ai njoftoi se të premten një konkurrent i edicionit kosovar do të transferohet për një javë në versionin italian.
Banorja e përzgjedhur për këtë eksperiencë është Dolce, e cila u vlerësua nga publiku dhe opinionistët si kandidatura më e përshtatshme për ta përfaqësuar formatin në Itali.
Mbetet të shihet se si do të paraqitet ajo gjatë qëndrimit njëjavor në shtëpinë italiane, ndërsa më shumë detaje pritet të zbulohen ditët në vijim.
