Kreu i Partisë Demokratike ka ndarë në Facebook një foto të kryeministrit Edi Rama, teksa udhëton me avion privat.
I relaksuar dhe ‘shtrirë gjerë e gjatë’, duket se Rama nuk do t’ia dijë për situatën që ndodhet vendi i tij si pasojë e përmbytjeve masive të disa zonave.
“Vendi nën ujë, Ramaduro në qiell me avion në dispozicion! Po kujdeset për qytetarët e përmbytur!”, shkruan Berisha në FB, bashkëngjitur me foton e Ramës.
