Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Levan-Tepelenë.
Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Nga përplasja dyshohet se ka disa persona të lënduar, ndërkohë që nuk dihet ende shkaku i aksidentit.
Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat si dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
