E rëndë në Greqi, daja ngacmon sek*ualisht nipërit e tij 2 dhe 4 vjeç! I përfshirë edhe i dashuri i tij shqiptar! Burrat kryenin akte të turpshme në sy të fëmijëve

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Athinë në Greqi, ku një 20-vjeçar rumun dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nipërit e tij të mitur të moshës 2 dhe 4 vjeç.

perdhunim me te mitur

Protothema.gr raporton se i përfshirë në këtë rast të rëndë është edhe një shqiptar i moshës 40 vjeç, i cili mësohet se është partner i 20-vjeçarit rumun.

Rasti u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa djalin e saj 4-vjeçar duke bërë lëvizje të çuditshme me trupin e tij dhe kur e pyeti, fëmija iu përgjigj: “Kështu bëra me dajën”.

Nëna e fëmijës menjëherë bëri denoncim te autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër arresti kundër dy burrave.

Gjithashtu policia gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, ku duken që të dyduke kryer akte seksuale para fëmijëve të mitur. Në telefonat e tyre u gjetën edhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç.

Pas arrestimit , 20-vjeçari rumun pranoi veprimet e tij të sëmura dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari, i cili mohoi çdo përfshirje, pritet të dalë para gjyqtarit ditën e nesërme.

 

  • Beta

Beta feature

Next