Dosja “Balluku”, ku e pandehur është marrë numri dy i qeverisë jo vetëm që ka tronditur themelet e qeverisjes, por ka ekspozuar edhe një model të përsëritur të menaxhimit të skandaleve brenda mazhorancës.
I ftuar në një studio televizive, gazetari Ardit Zeneli, shprehet se strategjia e kryeministrit në rastet e hershme të hetimeve të zyrtarëve të lartë, të vënë nën akuzë është një skemë të qartë, e cila tashmë duket se ka arritur në një pikë bllokimi.
Zeneli theksoi se ndryshe nga rasti i fundit, në skandalet e mëparshme që përfshinin figura si Saimir Tahiri, Ilir Beqja apo Lefter Koka, kryeministri ka vepruar me qetësi, duke u dhënë kohë dhe mbrojtje bashkëpunëtorëve të tij.
Kjo qasje, sipas gazetarit, ka kulmuar me një “pazar” të heshtur: zyrtarët pranojnë të vuajnë dënimin me burg, por në këmbim pasuritë e tyre nuk preken. “S’kemi parë asnjë nga këta figura që janë dënuar të cilit t’i jetë sekuestruar pasuria. Ata kanë pranuar lekët, edhe po mbajnë burgun”, u shpreh Zeneli, duke sugjeruar se ky model ka shërbyer për të mbyllur çështjet pa prekur pasurinë e përfituar në mënyrë të paligjshme.
Megjithatë, situata aktuale përshkruhet si një kurth “Catch-22” për kryeministrin, një term që përshkruan një situatë pa dalje. Nga pikëpamja juridike, provat, përfshirë mesazhet e zbardhura, konsiderohen tejet të rënda dhe implikuese. Politikisht, ndryshe nga rastet e tjera ku ka pasur një debat të hapur, çështja “Balluku” është shoqëruar me një heshtje thuajse totale mediatike, një tregues që sipas Zenelit, pushteti e kupton se e ka betejën të humbur në këtë front.
Kjo krizë e brendshme thellohet edhe nga një izolim në rritje ndërkombëtar, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, ku takimet e nivelit të lartë për kryeministrin janë bërë të rralla. Përballë këtij presioni të shumëfishtë, lëvizja e paprecedentë e Këshillit të Ministrave për të ankimuar një vendim të GJKKO-së në Gjykatën Kushtetuese, për gazetarin Zeneli, shihet si një përpjekje për të fituar kohë, por që sipas tij, fundi i kësaj qeverisjeje, është i pashmangshëm.
Dosja Balluku që ka tronditur jo vetëm themelet e qeverisë, por dhe të opinionit publik, duhet parë pak edhe më larg, pak më përpara për të arritur te kjo pjesë. Duke iu referuar edhe figurave të tjera të Partisë Socialiste apo të kolegëve të Edi Ramës që ai i ka promovuar gjatë gjithë kohës. Duke e marrë që nga fillimi, nga Saimir Tahiri, nga ministri i Brendshëm, më i suksesshmi i Edi Ramës, duke vazhduar dhe me Ilir Beqën, apo duke vazhduar dhe me Lefter Kokën, apo duke ardhur edhe tek Erjon Veliaj, shikojmë që në rastin e dosjes Balluku, Edi Rama nuk është, nuk ka vepruar njësoj. Se po ta shikosh te të gjitha personazhet e tjerë ka pasur një linjë veprimi, ka qenë i qetë, i ka dhënë kohë, i ka marrë në mbrojtje, i ka dhënë mundësinë që si duket të pastrohet pjesët ku ai ka qenë i përfshirë. Edhe në fund ata kanë bërë ujdinë, pazarin që kanë vazhduar, kanë bërë burgun.
Këta të ruajnë pasurinë, sepse s’kemi parë asnjë nga këta figura që janë dënuar nga, figura të Partisë Socialiste, kolegë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të zotit Rama, nuk kemi dëgjuar akoma që t’i jetë sekuestruar dikujt pasuria. Ato lekët që këta akuzohen dhe që dyshohet, të flasim në aspektin e fakteve, nuk, nuk janë gjetur, nuk dihet ku janë, nuk kanë pasur asnjëherë një adresë, apo të kenë pasur një sekuestrim nga ana e institucioneve shtetërore apo drejtësisë që ne presim. Prandaj, domethënë ata kanë bërë pazarin, ujdinë që kanë pranuar lekët edhe po mbajnë burgun dhe si duket fund për ata, pavarësisht në aspektin e Shqipërisë apo si ka ndikuar tek, tek shqiptarët. Rasti i Ballukut, rasti i Ballukut është shumë i veçantë. Edhe në aspektin, do ta quaja, quhet një Catch-22, është një shprehje angleze që tregon që ti, lëvizjet e tua që ti mund të bësh, opsionale, nuk të japin asnjëherë zgjidhje, nuk të afrojnë te zgjidhja, por gjithmonë të zhysin më thellë dhe të mbajnë tek ai rrethi vicioz, që ti në fund fare të ekspozojnë dobësinë tënde dhe nuk mund të, nuk mund të marrësh mbrapsht një feedback që të realizohesh.
Catch-22 mund ta shohim edhe në tre aspekte. Edhe në aspektin juridik, apo dhe në aspektin politik, po edhe në aspektin cinik që Edi Rama e ka shumë qejf ta përdorë, e ka përdorur shpeshherë nëpër justifikimet e tij. Ta fillojmë te aspekti juridik. Në aspektin juridik kemi parë dosjen, nga ato, nga ato pasazhe që kanë dalë në media, kemi parë që akuzat janë shumë të rënda. Ka prova, mesazhet që, mesazhet deri në momentin që provohen quhen prova, përderisa prokuroria i ka dorëzuar, do të thotë që ato mesazhe ekzistojnë. Edhe ato tregojnë një, një lloj degradimi total në aspektin shtetëror, apo në aspektin institucional, apo në aspektin e hierarkisë shtetërore apo, edhe një gjë e tillë për shembull, ato lloj akuzash që ka Balluku, shumë shpejt, nuk, janë shumë të mëdha më duken, për shpatullat e një zëvendëskryeministri. Dhe Rama këtë gjë e ka kuptuar që këto akuza shumë shpejt do i afrohen dhe atij dhe mund të jenë dhe për atë nesër.
Në aspektin politik, Catch-22 i Ramës është se ne kemi parë që në diskursin publik, nëpër panelet televizive, ndryshe nga rasti i Veliajt që edhe atje kishte një lloj censure, nuk ishte, nuk ishte shumë të dhëna, shumë fakte, nuk diskutohej shumë, por në një moment të caktuar filloi dhe plasi situata dhe për Veliajn edhe të gjithë flisnin. Edhe Partia Socialiste flisnin, edhe të tjerët flisnin, edhe analistët që ne pretendojmë se janë të paanshëm flisnin. Po në rastin e Ballukut kemi parë një, një situatë shumë, shumë të, të bllokuar, që kjo ka krijuar dhe një lloj shqetësimi, me sa duket brenda për brenda tyre, po e po, por edhe në aspektin e feedback-ut politik që marrin qytetarët. Nuk po shohim asnjëri që të flasë për Ballukun. Nuk ka emisione, nuk ka, shumë pak, këto ditët e fundit mund të shohësh ndonjë emision specifik për rastin e Ballukut. Pra edhe në aspektin politik, Rama këtë gjë e ka, e ka kuptuar që e ka të humbur, është i bllokuar edhe në aspektin politik.
Në aspektin cinik pastaj, që e ka më shumë qejf. Kolegët tanë të emisionit Plug, emisionit investigativ Plug, kanë bërë disa, një punë shumë të mirë, shumë të shkëlqyer, kanë gjetur të dhëna fantastike për ne, pjesën e gazetarisë, se ato janë të dhëna dramatike për pjesën e shqiptarëve, se po i vidhen lekët me një dorë, me një të rënë të vjedhësh 50 milionë euro, janë shifra që ne i flasim tani kështu po ne shumë pak njerëz mund t’i kenë parë sa janë 50 milionë euro. Prandaj dhe ne nuk na duket se ne nuk e kemi idenë se çfarë, se sa është, se ç’ndodh. Tek ky projekti, mbas daljes nga njëra anë e tunelit. Edi Rama këtu ka qenë i involvuar vetë totalisht, duke shkuar, ka bërë nja dy-tre herë inaugurimin e asaj, atij tunelit atje, ka bërë reklamimin e atij, asaj pune atje, e ka mbrojtur atë punë atje. Dhe në këtë aspekt, është një pyetje e thjeshtë për Ramën. Ku është ura? Kemi dëgjuar tani edhe disa gazetarë të tjerë që po, po tregojnë që e kanë parë ata që kanë ndryshuar procedurat, po që edhe ura është hequr te procedurat e tjera. Po fakti që nuk e bëjnë transparente dhe pse duhet t’ua tregojnë gazetarëve individualisht një lloj fakti të tillë, sepse është akuzë shumë e rëndë.
Edi Rama e ka kthyer qeverisjen e vet gjatë gjithë këtij 13 viteve, e ka qeverisur me anë të barcaletave. Se kemi dhe barcaletat e famshme ne që këtu duhet të ishte një urë, tha, e po i kishte dhënë lekët një tjetri. Tha, ma trego tha, ku është ura? Peja, tha, këtu tha. Po s’ka urë tha. Po e kishte marrë te shtëpia e vetë ai. Shiko te, po shiko më dhe jemi te shtëpia ime dhe kjo është ura. Si tha, po unë s’ishte heq kjo urë tha, s’do kishe shtëpi. Edhe në këtë rast, muhabeti i Ramës në këtë aspekt, e shoh që edhe cinizmi i tij në këtë rast ka, ka mbaruar. Është, është i mbaruar te ky aspekt.
Shiko, çështja tani është se Rama nga veprimet që ai ka ndërmarrë, duket se po kërkon kohë. E vetmja, e vetmja lëvizje e Ramës që është duke bërë në këto momente është për të fituar kohë. Ku bazohet kjo? Kjo bazohet tek vendimi që nuk kishte ndodhur ndonjëherë që kryeministri, domethënë Këshilli i Ministrave, të ankimonte në Gjykatë Kushtetuese një vendim të gjykatës, të GJKKO-së në këtë rast, Gjykatës Speciale, e cila ishte shumë specifike, shumë e qartë te kërkesat, shumë ligjore dukej edhe në aspektin, biles u krijua dhe një konfuzion i madh që është apo s’është ligjore, cenim i pushtetit. Kur ti aty, aty ke të bësh me një hajdute. Është një hajdute sade, pavarësisht pjesës që për ne është shumë e rëndë…
Kjo është edhe lëvizja në këtë rast, sepse për çfarë po fiton ai kohë? Ai po fiton kohë edhe në aspektin sepse nuk po dihet se si të reagojë, sepse një gjë e tillë i shkon, do i shkojë, ai po, po teston deri ku do i arrijë ky lak që po i ngushtohet dhe i ka vajtur deri te dera e kryeministrisë, apo deri te zyra e vet brenda, te zëvendësi i vetë. Kështu që në këtë aspekt, në çfarëdo lloj lëvizje, në çfarëdo lloj kohe largimi i tij është, nuk është, domethënë nuk është më një opsion politik. Është e pashmangshme domethënë nga qeveria që ai ka ndërtuar deri tani, ky lloj degradimi është i pashmangshëm dhe çdo ditë që kalon i shton kostot dhe jo zgjidhjet Ramës në këtë lloj situate që është.
Ideja është duke marrë parasysh edhe të gjitha këto lëvizje që ju referuat dhe pak më herët, për shembull goditja e Erjon Veliajt që u përdor si term goditje, të gjitha këto kanë ardhur mbas periudhës Trump, mbas momentit që Trump ka ardhur në Shtëpinë e Bardhë. Pra, qeveria republikane në SHBA, me sa duket e ka izoluar dhe këtë e kemi parë edhe nëpërmjet elementeve të tjerë, ne ka ardhur duke izoluar, izoluar, izoluar Ramën deri aty sa nuk po takohet më Rama. Rama nuk po takohet as me të ngarkuarën me punë që është në ambasadën e SHBA-së apo as me të dërguarin tjetër që ishte në një vizitë, në thonjëza, sekrete, që nuk u publikua, nuk bëri bujë në asnjë lloj medie. Më vonë u kuptua që kishte ardhur. Edhe deri te lëvizja e sotme që ndodhemi sot me, me dosjen që ka përparuar, ka ec, ka shtuar, është domethënë ritmi sa vjen edhe po, po, po rritet dhe Rama këtë gjë me sa duket e ka kuptuar. Qejf ne do kishim të ndodhte dje. Në mekanizmin analitik ngelet vetëm në vullnetin e Ramës.
Rama në qoftë se do jetë aq i pjekur sa ta kuptojë situatën e vet që duhet të largohet tani apo nuk ka më çfarë i jep kësaj Shqipërisë, përveçse këtyre skandaleve, që këto skandale kanë sjellë dhe një degradim të Partisë Socialiste në vetvete. Mos ta harrojmë këtë gjë. Domethënë Edi Rama ka marrë në qafë përveç pjesën e shtetit që ka krijuar një, një parti-shtet, ku e ke politizuar administratën. Vjen edhe problemi që kur të bjerë Rama do na bjerë edhe shteti, sepse duke pasur gjithë elementët e punësuar në shtet, ka një farë, një farë problemi aty te kjo pjesë. Po edhe pjesa e Partisë Socialiste, Partia Socialiste është aset kombëtar i këtij shteti dhe në momentin që ky me sa duket do ta marrë me vete në rrënim e sipër edhe Partinë Socialiste, deri në momentin që këta zëra kritikë që kanë ekzistuar deri diku do marrin atë forcën dhe atë spunton që t’i, t’i dalin për zot për ta marrë edhe ata këtë, në dorë këtë, këtë gjë që do lërë Rama, që nuk është, nuk është gjë e mirë faktikisht për asnjërin.
