Joni Keta zgjidhet në krye të BKH-së, merr drejtimin e “FBI-së shqiptare”!

Pas më shumë se 4 muaj proces dhe kontroll, komisioni i posaçëm i përbërë nga Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra ka propozuar hetuesin Joni Keta për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit për 5 vitet e ardhshme.

Ky proces i kryer hap pas hapi nën monitorimin e ndërkombëtarëve u finalizua pas kontrollit të 7 garuesve.

“Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në mbledhjen e tij të datës, 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, në pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, z.Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Mes tyre 4 efektivëve të policisë 2 hetuesve të BKH-së dhe një prokurori.

Tani është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që pritet të emërojë Joni Ketën në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2025.

Më 11 dhjetor KLP do të dëgjoj dhe vendos mes katër garuesve për kreun e SPAK.

Duke përmbyllur një proçes të rëndësishëm në BKH dhe SPAK.

7 Garuesit për kreun e BKH-së:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta./VoxNews

Next