Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër.
Moderatori i BBVIP, Ledion Liço, ka reaguar me një mesazh ngushëllues për ndarjen nga jeta para kohe të artistit shqiptar.
“Shko në paqe artist”, shkruan Liço në një postim në rrjetet sociale.
Kasapi ishte konfirmuar që do të ishte pjesë e spektaklit më të madh të ‘reality show’ BigBrother Albania VIP 5, por fatkeqësisht u nda nga jeta.

