Teksa vendi ynë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, duket se reshjet do të vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë ditës së nesërme.
Meteorologu Hakil Osmani ka deklaruar sërish do të jetë Jugu i Shqipërisë, i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta.
“Edhe dita e enjte mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura, të cilat do sjellin reshje shiu. Kryesisht më të dukshme do të jenë në zonat jugore dhe në zonat qendrore, ndërsa në zonat veriore reshjet do të jenë në sasi më të pakta. Sërish është jugu ai i cili do të ketë herë pas here reshje me intensitet mesatare dhe të larta”, tha Hakil Osmani, sinoptikan, MeteoAlb.
Po ashtu ai tha se nesër mund të sjellë përmirësim të kushteve të motit.
“Dita e premte ka sinjale të sjellë një përmirësim gradual të kushteve të motit. Kjo do të thotë jo se do të ketë diell, por do të ketë gradualisht rënie të intensitetit të reshjeve në pjesën perëndimore, e më pas gradualisht edhe në pjesën lindore pritet që reshjet të jenë në sasi më të pakta”, tha Osmani.
