Media të shumta të huaja kanë pasqyruar lajmin e ndarjes nga jeta të këngëtarit shqiptar Shpat Kasapi.
Këngëtari tepër i dashur për publikun shqiptar në mbarë botën ndërroi jetë papritur në moshën 40-vjeçare pas një ataku kardiak teksa ndodhej në Itali me bashkëshorten e tij dhe djalin.
Lajmin e trishtë e kanë pasqyruar mediat italiane si “Tgcom”, “Fanpage” e të tjera, si dhe media ndërkombëtare si USAToday.


