Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku duhet të ishte arrestuar për të gjitha aferat që ajo ka bërë.
Në një prononcim për mediat, Berisha është shprehur se Balluku po bën çdo përpjekje për të prishur provat dhe këtë po e bën në bashkëpunim me anëtarë të Këshillit të Ministrave.
Sipas tij, SPAK dhe GJKKO nuk kanë shkelur ligjin me pezullimin e Ballukut nga detyra, por kane shkur per faktin qe nuk kane leshuar ndaj saj masë arresti.
“Gjykata Speciale dhe Prokuroria në vlerësimet e tyre nuk kanë shkelur asnjë ligj me kërkesën që kanë bërë për pezullimin nga detyra. Po, ata kanë shkelur me dy këmbë ligjin me mos kualifikimin e veprës grup i strukturuar kriminal dhe lëshimin e urdhër arresteve për Lubi Ballukun, që po vazhdon të prishë provat ditë e natë në bashkëpunim me aparatin e këshillit të ministrave, sipas burimeve anonime. Ata që marrin në mbrojtje, ata që pretendojnë se po ndërhyhet në pushtetet e njëri tjetrit ata janë të paritur (te lahet me para)”, tha Berisha.
