Plagosi bashkëmoshatarin/ Durrës, 14-vjeçari: Konflikti nisi për një koment në Tik Tok, thikën e nxorra për …

Mediat kane siguruar deshmine e 14-vjeçarit qe dyshohet se plagosi rende me thike bashkemoshatarin.

Ne prani te psikologes, 14-vjeçari M.K, i cili dyshohet se qelloi 4 here me thike bashemoshatarin e tij gjate nje sherri te ndodhur ne lagjen 14 ne Durres, ka dhene deshmine per grupin hetimor.

Fillimisht ai ka shfaqur pendese, teksa ka deklaruar se sherri mes tyre kishte nisur pas nje konflikti qe kishin pasur disa dite me pare ne rrjetet sociale.

Ndersa me pas ka treguar te gjithe dinamiken e ngjarjes nga takimi per sqarim, pershirjen ne sherrin masiv, plagosjen e 15-vjeçarit e deri tek arrestimi nga policia.

“Pak dite me pare ngecem per nje koment ne Tik Tok. Aty nisi. U grindem me komente. Me pas lame te takoheshim. Nga ana jone per t’u sqaruar. Po e dinim qe ata do vinin me disa shoke. Edhe ne u beme nje grup. E lame te takoheshim diku prane shtepise se tij. Shkuam aty, u takuam. Ata kishin marre masa per ndonje konflikt te mundshem, gjitheashtu edhe neve. Nisem te debatonin, kush je ti kush jam une!. U perfshime ne nje sherr masiv. Ata na qelluan me mjete te forta. Une nxorra thiken. Me shume per ta trembur. Per vetembrojtje qellova. Se ishte me i madh dhe po me godiste. E godita disa here, jo per ta vrare apo plagosur por per ta trembur. Me vjen shume keq qe perfundoi ne kete menyre. Nuk desha qe te shkonte keshtu. Edhe ata na qelluan me mjete te forta. Jam penduar shume. Nuk doja te shkonte keshtu”,- ka deklaruar nder te tjera per grupin hetimor 14-vjeçari, i dyshuar per plagosjen e bashkemoshatarit te tij. Mesohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri jane banore te se njejtes lagje dhe frekuentojne te njejten shkolles qe ndodhet ne zonen e ish-Kenetes, “Dom Nikolle Kacorri”.

Next