Menaxheri i këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar pas ndarjes së papritur nga jeta të artistit, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, dyshohet pas një arresti kardiak.
Shpat Kasapi
“Të nderuar miq familjarë, media dhe publik i dashur i Shpatit,
Humbja e Shpatit është një goditje e rëndë dhe një dhimbje e madhe për të gjithë ne.
Ju njoftojmë se së shpejti do t’ju informojmë me detaje të plota rreth procedurave të varrimit.
Me respekt, Menaxhmenti i Shpatit”, shkruhet në rrjetin social zyrtar të këngëtarit.
