Dy anëtarë të Gardës Kombëtare të SHBA-së kanë ndërruar jetë pasi u plagosën nga të shtënat me armë zjarri vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë. Policia amerikane njoftoi se një i dyshuar është arrestuar dhe aktualisht po merret në pyetje lidhur me rrethanat e incidentit.
Sipas autoriteteve dhe mediave lokale, dy pjesëtarët e gardës reaguan duke hapur zjarr ndaj agresorit, para se të goditeshin. Ende nuk është e qartë nëse ata ishin objektivi i sulmit apo nëse ndërhynë për të ndaluar një shkëmbim zjarri që po ndodhte në zonë.
Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e Rrugës së 17-të me Rrugën H NW, një nga zonat më të njohura të kryeqytetit amerikan dhe shumë pranë Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Donald Trump reagoi në rrjetin social Truth, duke shprehur mbështetje për Gardën Kombëtare dhe forcat e sigurisë.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti është informuar në kohë reale dhe se po monitoron situatën nga afër. Për arsye sigurie, një pjesë e operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar Ronald Reagan u pezullua përkohësisht dhe fluturimet në nisje u ndaluan.
Zona e ngjarjes është rrethuar me perimetër sigurie, ndërsa disa automjete të emergjencës dhe ekipet hetimore vijojnë punën për sqarimin e motivit të sulmit. Autoritetet ende nuk kanë publikuar detaje shtesë, ndërsa hetimet vazhdojnë.
🚨 BREAKING UPDATE: MULTIPLE National Guard soldiers have been SHOT near the White House
At least three casualties being reported
The shooter is reportedly still on the loose
Law enforcement racing from all throughout the city
PRAY FOR THESE TROOPS🙏🏻pic.twitter.com/u5tqnN9mVW
— Nick Sortor (@nicksortor) November 26, 2025
