Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon.
Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit.
Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë.
Në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Slovan Bratislavës, Balliu po tentonte të kapte një top në ajër para pankinës.
Por ndërhyrja e kundërshtarit bëri që ai të rrotullohej dhe të binte në mënyrë të frikshme me kokë në tokë duke mbetur i palëvizur në anë të fushës.
