Operacioni antidrogë/ Dalin EMRAT e tre të arrestuarve në Shqipëri

Janë zbardhur emrat e 3 të arrestuarve në Shqipëri, në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar nga SPAK dhe Prokuroria e Brescias.

Bëhet fjalë për shtetasit, Asti Llupi, Erald Salla dhe Altin Shehaj të cilët akuzohen si pjesë e grupit kriminal që merrej me shitjen dhe transportin e lëndëve narkotike nga Amerika e Jugut, Shqipëria dhe Italia.

Në kuadër të operacionit janë lëshuar 24 urdhër arreste, nga të cilat janë ekzekutuar 10 prej tyre, mes të arrestuarve edhe Oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.

Si funksiononte grupi

Hetuesit bënë me dije se bazat e grupit kriminal shqiptar ishin në Rovato dhe Palazzolo, ndërsa importi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

Sipas mediave italiane, kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Transporti kryhej përmes kamionëve dhe autobuzëve, ndërsa të shpeshta ishin rastet kur shoferët nuk kishin dijeni për krimin që po bënin.

Gjatë operacionit, autoritetet sekuestruan 550 mijë euro, 10 automjete, një pistoletë dhe rreth 130 kilogramë lëndë narkotike, me vlerë të përafërt 12 milionë euro në treg.

Next