Perandoria 4 MILION PAUND e drogës në Skoci/ ‘Përkthyesi’ SHQIPTAR hiqej si italian për të mbuluar ‘shtëpitë e barit’, dënohet me burg!

Një shtetas shqiptar që vepronte si ndërmjetës për një grup të strukturuar kriminal në Skoci u dënua me pesë vjet burg, pasi gjykata e shpalli fajtor për rolin e tij në një operacion të gjerë kultivimi kanabisi me vlerë miliona paund.

Afrim Krasniqi, i cili kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe zotëronte njohuri më të mira të anglishtes se pjesëtarët e tjerë të grupit, u punësua nga banda për t’i bindur pronarët e shtëpive se ai ishte një qytetar italian që kërkonte strehim për familjen e tij.

Përmes kësaj skeme, rrjeti kriminal arriti të siguronte një sërë pronash në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, të cilat më pas u shndërruan në ferma kanabisi.

Krasniqi u kap më vonë pasi u gjurmua në një adresë në kryeqytetin Edinburg. Sipas hetimeve kultivimet e kanabisit kishin një vlerë prej 3.8 milionë paundë.

Banorët në Aberdeen kishin njoftuar policinë, për shqetësimet në lidhje me një numër pronash në qytet.

Oficerët filluan të zbulonin ferma kanabisi brenda tyre, u zbulua gjithashtu se matësit e energjisë elektrike ishin manipuluar.

Prokurori David McLean tha se Krasniqi ishte “përfshirë” në prona pasi kishte përdorur dokumente identiteti të falsifikuara për t’i dhënë me qira ato.

Avokati mbrojtës Iain McSporran, i tha gjykatës: Roli i tij ishte në thelb dikush që kishte një njohuri më të mirë të anglishtes sesa disa zotërinj të tjerë shqiptarë, të cilët ishin lëvizësit kryesorë. Ai nuk kishte asnjë rol përtej kësaj, asnjë rol në kultivimin e drogës, por ishte i vetëdijshëm se po lehtësonte një sipërmarrje kriminale. Ai ishte në vështirësi financiare dhe mori vendimin krejtësisht të gabuar duke u përfshirë./TheSun

 

Next