Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të territorit me intensitet kryesisht të ulët e lokalisht deri mesatar deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet parashikohen të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore
