Zbulohet më në fund data, ja kur nis Big Brother VIP Albania 5

Ethet e pritjes për edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania” duket se po shkojnë drejt fundit, pasi më në fund është zbardhur data se kur do të nisë spektakli i shumëpritur.

Pas aludimeve të shumta në rrjet dhe postimeve ngacmuese nga stafi drejtues i Top Channel, kureshtja e publikut për natën e parë ka qenë në kulm.

Burime ekskluzive për “Loki Magazine” kanë konfirmuar tashmë datën e madhe. Spektakli nën moderimin e Ledion Liços pritet të startojë zyrtarisht mbrëmjen e 20 dhjetorit.

Kjo datë shënon fillimin e aventurës së re televizive, ndërsa tani e gjithë vëmendja e publikut zhvendoset te zbulimi i kastit të personazheve që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Next