Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj dyshohet se ka kërkuar përfitime të parregullta nga shtetasi Dario Myftiu, duke i lënë të kuptohet se dispononte informacione për të dhe se këmbimi i tyre kishte “kosto”.
Në dokumentet hetimore thuhet se Haxhiaj, edhe pse nuk sqaronte se çfarë pune ushtronte, i bënte të ditur Myftiun se kishte informacion dhe kërkonte favore.
Në një tjetër sërë bisedash të përgjuara, Myftiu i kërkon ndihmë oficerit në lidhje me Braniol Licon, person i hetuar dhe i dënuar më herët nga autoritetet italiane.
“Çfarë halli ka ky çuni që mund ta ndihmosh?”, pyet Myftiu, ndërsa Haxhiaj përgjigjet:
“Po ka ca gjëra, unë çova dikë atë ditë që kapën Braniolin, po ai shoku doli vonë”.
Bisedat në SKY
“Cfar halli ka ky cuni qe mund ta ndihmosh”, e pyet Dario Myftiu.
“Po ka ca gjera, une cova dike ate dite qe kapen braniolin, po ai shoku doli vone”, i përgjigjet Haxhiaj.
“Po per kte tani, cfare eshte ajo qe mund ta ndihmojmë”, e pyesin sërish. Oficeri përgjigjet
“Besoj ai e di qe ka nje kosto, dhe duhet te jemi ne kontakt me mua qe mos bjer ne sy dhe per mua”, përgjigjet Igli Haxhia.
“Ka dicka ne kte moment? Rrezikon”, pyet Myftiut. Haxiaj i përgjigjet: “Po normalisjt, une kam gjet momentin qe ta ndihmoje, pa u ngaterruar punët”
