‘Ai e dinte, mami im i mbante paratë në gjoks’- Burri i helmoi prindërit për t’u marrë pensionin, flet bashkëshortja e 36-vjeçarit në Librazhd

Bashkëshortja e 36-vjeçarit, i cili helmoi me valium prindërit e saj ka folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ku ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më datë 22 nëntor në Librazhd, ku dhëndri u dha prindërve të nuses se tij doza të mëdha valiumi për t’i vënë në gjumë të thellë, në mënyrë që ai të mundej t’u vidhte paratë e pensionit të çiftit të moshuar.

Ajo tha se veprimi që ka bërë bashkëshorti i saj është i pafalshëm, teksa tregoi me detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen kur i shoqi Ismail Kllogjri shkoi në shtëpinë e prindërve të saj, për t’i vënë në gjumë të thelle më valium në mënyrë që t’u vidhte pensionin në qetësi.

“Të gjithë janë të shokuar nga ngjarja. Kjo është një gjë që nuk falet. Imagjino, mund të ma bëjë mua këtë gjë dhe fëmijëve të mi. Ai tha se ishte penduar. Tani do shoh punën time. Më dhimbsen prindërit e mi. Çfarë do lloj gjejë nuk falet se rrezikoi jetën e prindërve. Mami më tregoi se; i kishte ndihmuar me disa punë. Kishin ngrënë drekë dhe ai i kishte dhënë nga një gotë me lëng. Ajo kishte thënë se nuk donte, se di nëse ia ka dhënë me zor. Ajo nuk mban mend. Unë kur shkuam në spital i thash; mos e kë bërë ti?! Ai ma mohoi dhe më tha që; jo se kam bërë, i kam dashur, i kam respektuar. Besoj se ai e ka bërë. Vështirë ishim nga gjendja ekonomike. Se mund të ketë marrë dhe ndonjë borxh. Se unë s’kam ditur gjë. Ai e dinte se ku i mbanin lekët. Mami i mbante paratë në gjoks. Ata merrnin pension. Prindërit më thanë; ti e di, bëj çfarë të duash. Ti e di.”, tha ajo.

Next