Aksident masiv pranë tunelit të Krrabës, përfshihen 10 automjete, kaos në trafik

Elbasan, 28 nëntor 2025 – Një aksident i rëndë me përplasje të shumfishta ka ndodhur këtë pasdite në segmentin Elbasan–tuneli i Krrabës, duke shkaktuar bllokim të plotë të qarkullimit dhe kaos në trafik. Sipas të dhënave paraprake, dhjetë automjete janë përfshirë në përplasjen zinxhir, ndërsa disa prej mjeteve kanë përfunduar mbi njëri-tjetrin për shkak të goditjes së fortë.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë Rrugore dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Trafiku në këtë aks është tejet i rënduar, për shkak të fluksit të lartë të mjeteve që lëvizin nga Tirana drejt Elbasanit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalizimet e përkohshme deri në rikthimin e normalitetit në qarkullim.

Next