Berisha uron Festën e Flamurit dhe të Çlirimit: Të çlirojmë sa më shpejt Shqipërinë nga regjimi i Pashiqit të Tiranës

Me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, kreu i PD-së, Sali Berisha ka përcjellë një mesazh urimi për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

“Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur“, shkruan Berisha.

Berisha i riktheu vëmendjen edhe 28 nëntorit 1944, datë kur siç thotë ai, vendi u çlirua nga pushtuesit e huaj, por që sipas tij u pasua nga vendosja e diktaturës komuniste. Ai akuzoi udhëheqësin e atëhershëm, Enver Hoxha, për “regjimin më mizor stalinist që ka njohur Shqipëria”.

“Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Ai e cilësoi këtë datë si “ditën e të gjitha festave” dhe theksoi rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali në Vlorë.

Berisha u ndal edhe te simbolika e 28 Nëntorit 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, duke e konsideruar atë “prijës të përjetshëm të kombit shqiptar” dhe betejat e tij si themele të qëndresës kombëtare.

Postimi i Sali Berishes

Gezuar 28 nëntorin

DITËLINDJEN E SHQIPËRISË SË PAVARUR.

Miq, sot mbarë kombi ynë në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët, feston 28 nëntorin si festën e të gjitha festave ditën e Flamurit tonë Kombëtar ditën e shpalljes më 28 nëntor të vitit 1912 nga Ismail Bej Vlora të Pavarësisë së Shqipërisë në qytetin e Vlorës.

Ndaj sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë 113 vjetorin e saj ne nderojmë dhe përulemi me mirënjohjen më të thellë për Flamurin tonë Kombëtar, babain e Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Bej Vlorën dhe Isa Boletinin dhe etërit e tjerë të saj, nderojmë qindra e mijëra shqiptarë që sakrifikuan jetën e tyre në të gjitha kohërat për liri dhe dinjitet kombëtar e njerëzor për Shqipërinë e Lirë dhe të pavarur.

Prandaj të dashur miq ju ftoj t’i urojmë së bashku Shqipërisë dhe mbarë kombit tonë gëzuar këtë ditë, përjetësi, zhvillim dhe begati.

Më 28 nëntor të vitit 1443 prijësi i përjeteshëm i kombit Shqiptar ngrit Flamurin e Lirisë në Krujë dhe për më shumë se gjysëm shekulli shëndrroi Krujën dhe Arbërinë në kështjellën e pamposhtur të lirisë.

Sot në ditëlindjen e re të kombit tonë të lashtë ne nderojmë prijësin tonë të përjeteshëm Skenderbeun, luftërat e tij legjendë që i dhanë kombit shqiptar pavdekësi.

Po këtë datë 81 vjet më parë nga Shqipëria u laruguan pushtuesit e huaj dhe hyri si “çlirimtar” Enver Hoxha i cili pasi shndërroi luftën e Shqiptarëve kundër pushtueseve të huaj në një luftë vëllavrasëse vendosi në Shqipëri si Hitleri shqiptar i pas Luftës së Dyte Botërore diktaturën staliniste më mizore që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Por ne festojmë këtë ditë të madhe nën diktaturën e narkoshtetit të Edi Ramës, Pashiqit të Tiranës që në një hark kohor 10 vjeçar ndërtpi në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, zëvendëaoi zgjedhjet e lira me farsat zgjedhore dhe me politikat e regjimit kleptokratik po shkreton dhe zbrazë sa asnjë pushtim tjetër në histori Shqiperinë nga shqiptarët. Vetëm për në zonën Shengen në 10 vite u larguan 1, 1 milionë shqiptar dhe për këtë ne sot jemi kombi me lindshmërinë më të ulët në botë. Edi Rama është një armik i egër i qënies shqiptare që komploton ditë e natë me Beogradin kundër Kosovës.

Le te na frymëzojnë festat e kësaj dite për të çliruar sa më shpejtë Shqipërinë nga regjimit i Pashiqit të Tiranës.

Së fundmi të dashur miq ju urojmë mbarë shqiptarëve gëzuar ditën e Flamurit dhe Pavarësisë.

Nderim për jetë Ismail Bej Vlorës dhe etërve të tjerë të pavarësisë

Nderim për jetë të rënëve të kombit tonë.

Gëzuar! #sb

Next