Delegacioni i BE-së mesazh urimi për 113-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë: Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri uron qytetarët shqiptarë Ditën e Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin zyrtar Facebook, delegacioni i BE-së në Tiranë shkruan: “Gëzuar 28 Nëntorin, Shqipëri! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara!”

Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Në të gjitha qytetet zhvillohen aktivitete festive,  ku qendra është Vlora, aty ku Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi më 28 nëntor të vitit 1912.

Shqipëria u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare dhe 40 prej tyre nënshkruan Aktin e Pavarësisë.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Arritja e kryengritjes shqiptare të 1912 u dha të kuptonte shteteve ballkanike se gjendja e Perandorisë Osmane ishte e dobët.

Ismail Qemal bej Vlora u zgjodh kryeministër Qeverisë së Përkohshme. Më 22 janar 1914 jep dorëheqjen dhe pushtetin ja dorëzoi Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Largohet nga Shqipëria për në Itali ku edhe vdes në rrethana të dyshimta më 24 janar 1919.

Në Kuvendin e Vlorës morën pjesë këta delegatë:

Berati

Sami Vrioni

Iljaz Vrioni

Raq Tutulani

Babë Dudë Karbunara

Skrapari 

Xhelal Koprencka

Mallakastra 

Hajredin Cakrani

Lushnja

Qemal Bej Mullai

Ferid Vokopola

Nebi Sefa

Dibra

Myfti Vehbi Dibra

Sherif Lëngu

Ohri dhe Struga 

Zyhdi bej Ohri

Dr. H. Myrteza [Myrteza Ali Struga]

Nuri Sojlliu

Hamdi bej Ohri

Mustafa Baruti

Dervish Hima

Mati 

Ahmet Miftar Beu [Ahmet Zogu]

Riza Bej [Çela]

Kurt Bej [Aga Kadiu]

Durrësi

Abaz Efendi Çelkupa

Mustafa Agë Hanxhiu

Jahja Ballhysa

Dom Nikollë Kaçorri

Tirana 

Abdi bej Toptani

Murat bej Toptani

Shijaku

Xhelal Deliallisi

Ymer bej Deliallisi

Ibrahim Efendiu

Kruja 

Mustafa Kruja

Elbasani 

Shefqet Daiu

Lef Nosi

Qemal Karaosmani

Dervish bej Biçaku

Peqini

Mahmut Kaziu

 

Gjirokastra 

Azis Efendi Gjirokastra

Elmas Boçe

Veli Harxhi

Myfyd Libohova

Petro Goga

Jani Papadhopulli

Hysen Hoxha

Përmeti 

Veli bej Këlcyra

Syrja bej Vlora

Tepelena 

Fehim bej Mezhgorani

Kristo Meksi

Aristidh Ruçi

Çamëria

Veli Gerra

Jakup Veiseli

Rexhep Demi

Azis Tahir Ajdonati

Delvina 

Avni bej Delvina

Korça 

Pandeli Cale

Thanas Floqi

Spiro Ilo

Pogradeci 

Hajdar Blloshmi

Kosova 

Rexhep bej Mitrovica

Bedri Pejani

Sali Gjuka

Mitat Frashëri

Mehmet Pashë Deralla

Isa Boletini

Riza Bej Gjakova

Hajdin Draga

Dervish bej Ipeku

Zeejnel Begolli

Qerim Begolli

Shkodra

Luigj Gurakuqi

Vlora 

Ismail Qemali

Zihni Abaz Kanina

Aristidh Ruci

Qazim Kokoshi

Jani Minga

Eqerem bej Vlora

Kolonia Shqiptare e Bukureshtit 

Dhimitër Zografi

Dhimitër Mborja

Dhimitër Berati

Dhimitër Ilo

 

Next