Festimet për 113 vjetorin e Pavarësisë, Spiropali dhe Osmani ia marrin valles së bashku

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, iu bashkuan festimeve për 113 vjetorin e Pavarësisë në Shkodër.

Ministrja ndau pamjet nga festa në rrjetet sociale, ku ndër to shihet duke kërcyer me presidentin Osmani, këngë popullore.

“Bie pak shi, por siç themi, shiu është mirësi”, ka thënë ndër të tjera në fjalën e saj Spiropali.

“Gëzuar me spektaklin e dronëve mbi Sofrën e Pavarësisë në Shkodër 🇦🇱🦅”, ka shkruar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme bashkëngjitur me postimin e saj në rrjetet sociale.

Ministrja shtoi se “zotimi ynë më i madh, në këtë 28 nëntor, është që ta shndërrojmë flamurin tonë në flamurin e 28 që valëvitet krenar në Bruksel”.

Next