I FUNDIT! Të shtëna me armë zjarri drejt një biznesi në Kukës

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Kukësit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një biznesi gjatë natës, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit janë konstatuar gëzhojat.

Pas denoncimit nga pronari i biznesit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën.

Po ashtu një grup hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen.

Next