“Plas arma, bëhen m…”- Zbardhen bisedat e oficerit të Antiterrorit në SkyECC: Dajat nuk ofrojnë mall

Detaje të reja janë mësuar nga operacioni i përbashkët me prokurorinë e Breshias, ku u godit një rrjet kriminal droge dhe u lëshuan disa urdhër-arreste.

Gazetarja Klodiana Lala ka dosjen ku shihen edhe biseda të zhvilluara, mes të cilëve edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj.
Në dosje dalin komunikimet që janë bërë mes anëtarëve të bandës, si edhe Igli Haxhiaj.Në komunikimet e kryera nga shtetasi Igli Haxhiaj nëpërmjet aplikacionit SkyECC ekzistojnë edhe biseda të tjera me përdorues të tjerë të aplikacionit SkyECC në të cilat komunikojnë për blerje, shitje dhe transportim të lëndëve narkotike.

Bisedat dhe komunikimet e kryera provojnë tej çdo dyshimi se shtetasi Igli Haxhiaj dhe personat e tjerë komunikojnë pikërisht për shitjen, blerjen apo transportimin e lëndëve narkotike, pavarësisht faktit nëse këto episode janë realizuar apo nuk janë realizuar.

Pjesë nga biseda:

Bisedë e datës 10.02.2021, midis kodit pin HY67U7 në përdorim të shtetasit Igli Haxhiaj dhe kodin pin SEJRCV.SEJRCV: O vlla ca bone, ma co foton e asaj punes dhe parimisht si funksionon puna… Nqs dikush do ta shofi si i behet dhe cfar duhet te kemi parasysh… Pjesen tone ku e marrim… Se me than pak ai shoku qe ata jan te huaj… A i con ndonje shok i joti tjeter tek puna apo si?

I.Haxhiaj: Kjo është si punë?

SEJRCV: Do coj un i shokun ton qe ti presi njerzit e tuj po vetem co blersa jo ndermjesta… i pret shqiptari ose i shok tjeter i imi per grabitje mbaj pergjegjsi un vllai… Po kjo esht… Po per cfar pyet.. Se nuk te kuptova sepse puna dy probleme ka ose cilsia ose grabitja sepse dajat nuk ofrojn mall

I.Haxhiaj: Po spo e mendon njeri grabitjen vlla… Se plas arma behen m… Tani ne jemi mes shokesh dhe grabitja ska lidhje….Se nuk e kishte te qart shoku jon i perbashket… Dhe te dija per te ditur ca ti them cunave qe do shkojne…per kete te pyeta vlla.

Next